KARDIOKIRURGJI MODERNE
Kujdes i avancuar kirurgjikal për zemrën
Kujdes i avancuar kirurgjikal për zemrën
Trajtim bashkëkohor i sëmundjeve të zemrës, përfshirë kardiokirurgjinë minimale invazive dhe ndërhyrjet komplekse kardiokirurgjike.
Trajtim bashkëkohor i sëmundjeve të zemrës, përfshirë kardiokirurgjinë minimale invazive dhe ndërhyrjet komplekse kardiokirurgjike.
DR. KUSHTRIM SHALA
Përvojë profesionale në kirurgjinë moderne të zemrës
Përvojë profesionale në kirurgjinë moderne të zemrës
Dr. Kushtrim Shala është mjek specialist dhe kardiokirurg me përvojë shumëvjeçare në diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal të sëmundjeve të zemrës.
Ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2010. Një pjesë të rëndësishme të shkollimit specialistik e ka kryer në qendra të njohura klinike në Gjermani dhe Turqi, përfshirë Herzzentrum Duisburg, Universitätsklinikum Bonn, Ankara Türkiye Yüksek İhtisas Eğitim Ve Araştırma Hastanesi dhe Ankara Şehir Hastanesi.
Dr. Shala është anëtar i Asociacionit Europian për Kirurgji Kardio-Torakale dhe kandidat për doktor shkence në mjekësi klinike.
Aktualisht kryen operacione komplekse të zemrës pranë Spitalit Amerikan në Kosovë.
Qasje e personalizuar
Plani i trajtimit përshtatet sipas diagnozës, gjendjes shëndetësore dhe nevojave individuale të pacientit.
Teknikat bashkëkohore
Kur gjendja e pacientit e lejon, përdoren metoda minimale invazive dhe teknika moderne kardiokirurgjike.
Kujdes gjithëpërfshirës
Pacienti merr mbështetje dhe udhëzim nga konsultimi para operacionit deri te kontrollet pas ndërhyrjes.



